Gjykata ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 19 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli3”.
Në burg, Gjykata ka lënë shtetasit Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.
Ata u arrestuan si shpërndarës të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa gjatë operacionit është sekuestruar një sasi kanabisi, doza, para, 5 makina dhe disa telefona.
“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi”, tha Vocaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb