Tensione në Kryesinë e Kuvendit

11 months ago 47
15:45 06/11/2023

Deputetët e përjashtuar të PD hyjnë nga kangjellat e dritaret

Fillimi i javës nuk solli asnjë ndryshim nga qëndrimi i opozitës, e vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal të parlamentit.

Por solli një sjellë të re nga ana e shumicës që deklarohet po kaq e vendosur për të vijuar punën normal si në komisione ashtu dhe në seancë plenare.

Administrata e Kuvendit kishte urdhëruar forcat e Gardës, që ishin edhe më të shumta në numër, që të mos lejonin asnjë nga deputetët e përjashtuar për t’u futur në godinën e Kryesisë së Kuvendit.

Vendim u kundërshtua me forcë nga demokratët të cilët e quajnë të jashtëligjshëm këtë urdhër, pasi përjashtimi nuk i pengon ata të futen në zyrat e grupit të tyre parlamentar ku kishin lajmëruar zhvillimin e një mbledhjes mes tyre.

Përplasjet me punonjësit e Gardës pamundësuan dhe futjen e deputetëve të tjerë.

I indinjuar nga ky pengim deputeti i Lushnjes, Korreshi tentoi të kapërcejë kangjellat e derës, por ndoshta nga pasiguria se nuk mund t’ia dilte nga lartësia e konsiderueshme nuk e hodhi këtë hap. Më i guximshëm u tregua ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Sali Berisha që u lejua së bashku me deputetë të tjerë të futeshin në godinë, u shfaq në dritaren e zyrës së grupit parlamentar nga ku dhe bëri prononcim për gazetarët duke akuzuar kryeministrin se duke dashur të bëjë peng të tij opozitën siç bëri me Lulzim Bashen po përdor forma ekstraligjore.

“Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së”, tha Berisha.

Te vendosur për t’u futur në zyrën e grupit të tyre parlamentar disa prej të përjashtuarve u kacavorrën nëpër mure dhe u ngjitën nga dritarja. Ata me më pak sportivet patën nevojën e një karrigeje për t’ia dalë që të ngjiteshin.

Gazmend Bardhi që nuk e tentoi t’i bashkohen grupit në këtë formë e akuzoi kryeparlamentaren se po shpërdoronte detyrën duke penguar futjen në zyrën e tij.

“Shikojini pak, aq punonjës Garde nuk i çohen bandave më të rrezikshme kriminale”.

Gjithsesi misioni i demokratëve për të bllokuar rrjedhën normale të parlamentit u përmbush, pasi përfaqësuesit e shumicës në pamundësi për të zhvilluar komisionet parlamentare ku diskutohet buxheti i 2024 u detyruan që t’i zhvillonin të gjithë mbledhjet online. Një tjetër shkelje kjo sipas opozitës.

“Zoom parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi. Asnjëherë tjetër”.

Sali Berisha që përsërit se çdo opsion duke mos përjashtuar as grevën e urisë është në diskutim mes demokratëve, thotë se protestat do të thirren pasi vetë deputetët t’i tregojnë mbështetësve të tyre se po e hedhin të parët këtë hap, duke protestuar në parlament.

Tv Klan








Read Entire Article