Tërë kohës kishte qëndruar e buzëqeshur – 85-vjeçarja e rrëmbyer Hamasi më 7 tetor, tregoi arsyen pse kishte vepruar kështu

10 months ago 24

Një grua 85-vjeçare izraelite e cila u mor peng nga Hamasi në një karrocë golfi në sulmin e 7 tetorit në Izrael, pamjet e së cilës u bënë virale, ka folur për përjetimet e saj atë ditë dhe pse gjatë gjithë kohës kishte buzëqeshur.

Yaffa Adar ishte në grupin e parë të pengjeve që u liruan muajin e kaluar në kuadër të marrëveshjes disa ditore të armëpushimit mes grupit Hamas dhe autoriteteve izraelite, transmeton Telegrafi.

“Ata më vendosën në karrocë golfi, dhe njerëzit përreth, turmat, pështynin, bërtisnin – nuk ishte e këndshme”, tha Adar.

Hero: Yaffa Adar (85) was kidnapped by Hamas terrorists on October 7th.

The terrorists filmed the kidnapping and circulated videos of her online.

Yaffa who knew her children and grandchildren would see the videos smiled so they would not be afraid.

“I won’t let them break… pic.twitter.com/PNYv8jYSGx

— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) December 15, 2023

“Derisa isha ulur, mendoja në brendësi: nuk do të lejoj që të më thyejnë. Dua që fëmijët e mi të jenë krenarë për mua. Të them se nuk isha e frikësuar? Ndoshta po. Por, të bëhem e sinqertë – nuk isha, nuk e di pse”, shpjegoi 85-vjeçarja.

E mbijetuara e Holokaustit gjithashtu la të nënkuptonte se nuk donte që t’u jepte kënaqësinë pjesëtarëve të Hamasit ta shihnin të frikësuar.

Adar ishte rrëmbyer më 7 tetor nga shtëpia e saj në Nir Oz një komunitet pranë Rripit të Gazës. Atë ditë,  Hamasi me pjesëtarë të tij, ia mësynë komuniteteve jugore në Izrael ku vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen me dhjetëra. /Telegrafi/

Read Entire Article