Tërmet 6.2 Rihter në veriperëndim të Kinës

10 months ago 6
15:33 19/12/2023

Mbi 120 viktima e shumë të zhdukur mes shkatërrimeve

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter goditi veriperëndimin e Kinës, duke i marrë jetën të paktën 126 personave dhe plagosi mbi 700 të tjerë. Lëkundjet e fuqishme me epiqendër në malet e rajonit Gansu shkatërruan mijëra ndërtesa. Një numër i lartë banorësh rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së qindra ndërtesave.

Numri i viktimave mund të rritet pasi operacionet e shpëtimit po vështirësohen nga moti i acartë me temperatura disa gradë nën zero dhe reshjet e dendra të dëborës. Presidenti Shi Xhinpin urdhëroi të punohet me ritme të shpejta për shpëtimin e sa më shumë jetëve. Disa fshatra kanë  mbetur pa energji elektrike  ndërsa është ndërprerë edhe furnizimi me ujë.

Tërmeti në provincën Gansu është më vdekjeprurësi që Kina ka parë që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 i cili mori 2700 jetë njerzish.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article