Tërmeti në Japoni, ministri Hasani: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

9 months ago 31
12:13 02/01/2024

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Japoni.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani thotë se në këto momente të vështira, lutjet janë për popullin japonez.

“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”.

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fortë me magnitudë 7.6 që goditi Japoninë një ditë më parë.

Deeply saddened by the loss of lives and damage caused by the earthquakes in western coast of Japan.

In these difficult moments, our thoughts and prayers are with the Japanese people and government. Heartfelt condolences to the families who lost their loved ones.…

— Igli Hasani (@IgliHasani) January 2, 2024

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article