Tërnava: Lufta në Ukrainë, mund të zgjerohet, por si qëndron Kosova në rast rrezikut?

8 months ago 27

Me luftën në Ukrainë, Rusia ka fillur kërcënimet edhe ndaj shteteve të tjera.

Kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë të mundshme me Rusinë, duke nënvizuar se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Suedia.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, duke parë situatën e brishtë në Ballkan, ka thënë se ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, për “Bota sot” thotë se kërcënimet e Rusisë për luftë janë paralajmërim se lufta mund të zgjerohet edhe në shtetet e tjera.

Image

Hajrullah Tërnava

“Situata luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës e që po zgjat qe dy vite, kjo luftë që po zgjat kaq shumë, Rusia se kishte llogarit këtë gjatësi, e kur në ndihmë Ukrainës po i qëndrojnë shtetet demokratike sikur që është fjala për Amerikën dhe shtetet e NATO-s, tani Rusia po paralajmëron kërcënime për një zgjerim të kësaj lufte edhe me shtet tëe tjera, dhe duke e pasur situatën e qartë që kjo luftë mundet të zgjerohet”, thotë Tërnava.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë se, deklarimet e Britanisë dhe Suedisë, se duhet të përgatiten për luftë, janë sinjale për kundërshtarët e tyre si në këtë rast që është Rusia.

“Përgatitja për një luftë të mundshme nga ana e Britanisë është edhe një stimulues për popullatën britanike sepse sikur që dihet Britania e Madhe është shtet i fort i botës, që këtë forcë e ka dëshmuar shumë herë në lufta të ndryshme, e sidomos është mjaft e përafërt me Amerikën dhe shtetet anëtare të NATO-s, prandaj gatishmëria për një luftë të mundshme iu jep sinjalin edhe kundërshtarëve të tyre sikur në këtë rast Rusisë.

Një paralajmërim i ngjashëm ka ardhur edhe nga Suedia ditë më parë, tani kur këto shtete paralajmërojnë luftë të mundshme me Rusinë është e kuptueshme se edhe shtetet anëtare të NATO-s, do të përgatiten për një luftë të mundshme sepse të gjitha shtetet anëtare të këtij institucioni ndërkombëtar të NATO-s, e kanë për obligim po ashtu që t’i dalin në ndihmë çdo shteti që është anëtar i NATO-s, nëse sulmohet nga ndonjë shtet tjetër që s’është anëtar i NATO-s, prandaj kjo aleancë e këtyre shteteve të NATO-s, e ka për obligim që nëse ndonjë shtet i kësaj aleance sulmohet, të gjitha shtetet anëtare të kësaj aleance do t’i dalin në ndihmë atij shteti që sulmohet sipas komandave hiearkike që ekzistojnë në këtë aleancë të NATO-s, prandaj edhe shumë shtete që ende nuk janë anëtare të NATO-s, tani duan dhe kanë bërë kërkesa të anëtarësohen në NATO sipas procedurave që parashihen”, thekson ai.

Kurse, për rrezikun në Kosovë, Tërnava potencon rrjedhmisht se edhe Kosova bën pjesë në aleancën e NATO-s, pasi KFOR-i ruan kufirin e Kosovës, e që vendet e saj po kërcënohen me luftë.

Duke e pasur parasyesh situatën e tanishme të Kosovës, kur sovranitetin e pavarësisë të Kosovës e garanton KFOR-i, që nga pas lufta e deri më tani, e kur dihet qe KFOR-i është pjesë përbërëse e NATO-s, prandaj defakto i bjen që edhe Kosova është e përfshirë si anëtare e kësaj aleance të NATO-së, e kur dihet që kjo NATO na ka çlirua në vitin 1999 nga Serbia, dhe me nënshkrimin e kapitullimit të Serbisë me marrëveshjen e Kumanovës, prandaj marrë në përgjithësi tani Kosova radhitet me shtete anëtare të NATO-s, prandaj gjasat janë se Rusia shkakton politika speciale që i përngjajnë luftave të mundshme, që e ka qëllimin që shtetet demokratike mos t’i ndihmojnë Ukrainës për t’i arritur ajo qëllimet e saja të okupimit të Ukrainës. Mos të harrohet për tani se NATO-ja tani është aleanca më e fuqishme në botë, që ditë e për ditë shtete që ende nuk janë anëtarësuar në këtë aleancë tani kërkojnë me të madhe të bëhen anëtare të kësaj aleance”, përfundon ai.

Read Entire Article