Tërnava: Opozita s’po lë mënyrë pa përdorur për me e devalvue këtë qeveri

11 months ago 6

Ish zëvendësministri i MPB-së dhe njohësi i ҫështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se, rrethanat politike që po zhvillohen në Kosovë, e që janë të vështruara nga bota demokratike, dhe ҫdo rrjedhë në rrethana të ndryshme asnjë nuk mund të jenë tepër sekrete, prandaj edhe ҫështja e protestuesve të njësive të policisë ashtu të maskuara e dëshmon këtë dyshim.

“Gjithsesi se tani ekziston dyshimi që kjo polici po manipulohet nga ish pushtetarët e deritashëm të para kësaj pozite, sidomos kur ata tani si opozitarë nuk po munden me gjetë mënyrën e rrëzimit të kësaj qeverie në pushtet, sepse sikur që dihet pushtetarët janë në pushtet falë votës së elektoratit që ua ka dhënë me shumicë absolute votën kësaj qeverie në pushtet. Prandaj, si në parlament që opozita s’po lë mënyrë pa përdorur për me e devalvue këtë qeveri, dhe me devalvimin e saj me e rrëzu për të shkuar në zgjedhje të reja, me shpresë se ndoshta së paku i përafrohen fitores së votave që së bashku me të gjitha partitë në koalicion për ta rrëzuar këtë qeveri dhe me koalicion të përbashkët tani me i fitu votat dhe me e kriju qeverinë e re ne ardhje”, thekson Tërnava.

Mirëpo, sipas tij, një gjë e tillë është vështirë të ndodhë sepse opozita nuk po mund t’i bëjë shumicën e votave të duhura për rrëzimin e kësaj qeverie, edhe tani sipas sondazheve nëse shkohet në zgjedhje të reja, për këtë qeveri në pushtet vlerësimet janë se do t’i fitoi zgjedhjet me një përqindje edhe më të lartë se të fundit, sepse populli po i përkrah si kurrë më parë këtë qeveri.

“Tjerat qeveri që ishin më parë në pushtet asnjëherë nuk e shtrinë efikasitetin e jetësimeve të ligjeve në ato pjesë të veriut deri te kufijtë me Serbinë, që tani kjo qeveri ka arritur për herë të parë ta shtrijë sovranitetin e saj deri në kufijtë me Serbinë”, vlerëson ai.

Eksperti i sigurisë thotë se, pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 shtator 2023, Policia e Kosovës u vlerësua tepër lartë si nga institucionet shtetërore por edhe nga ato ndërkombëtare.

“Për herë të parë kjo qeveri i doli në mbrojtje të sovranitetit të saj deri te kufijtë me Serbinë, dhe tani për herë të parë janë duke u zbatuar në ato pjesë të veriut ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, e që qeveritë e mëparshme nuk kanë pasur kurfarë qasje dhe as mbrojtje të sovranitetit në ato pjesë, përkundrazi ligjet serbe në ato pjesë ishin më të zbatueshme, edhe që KFOR-i është garantues i sovranitetit të Kosovës si institucion ndërkombëtar, megjithatë jetësimet e ligjeve të Kosoves i zbatojnë institucionet kosovare si MPB-policia dhe institucionet tjera shetetërore sikur që po ndodh tani”, thekson Tërnava.

comment

Read Entire Article