Terrori në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zbardhen detaje të reja. Mjacaj e thirri në emër Lleshin dhe e qëlloi me tre plumba

10 months ago 17

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqja.

Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Lala bën me dije se dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article