Terrori në qendër të Rrëshenit, të plagosurit ndodheshin në tavolinë me viktimën, dyshohet se nuk ishin objektiv

11 months ago 6
Reklamë

Terrori i shkaktuar nga 30 plumba të zbrazur pranë komisariatit në qendër të qytetit të Rrëshenit, kanë lënë të plagosur, Olti Gjinin, Ilir Bardhokun dhe Indrit Bardhin, veçmas viktimës, Martin Bardhi. Tre të plagosurit mësohet se ishin në të njëjtën tavolinë me viktimën në momentin e të shtënave, por nuk dihet nëse ishin objekt i atentatit, apo viktima rastësore.

Një nga të plagosurit,  Ilir Bardhoku, mësohet se është ish-nëpunës i Bashkisë Mirditë.

Martin Bardhi u ekzekutua me breshëri të shtënash, ndërsa policia nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve, të cilët qëlluan nga një automjet. Ndërkohë, uniformat blu kanë konstatuar një automjet të djegur në dalje të qytetit të Rrëshenit dhe po punojnë për të kapur autorët.

Read Entire Article