Të paktën tetë persona kanë gjetur vdekjen dhe 84 u lënduan pas një shpërthimi në një terminal nafte në kryeqytetin e Guinesë, Conakry herët të hënën, tha një oficer i lartë policie.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficeri tha se numri i raportuar ishte i përkohshëm, duke shtuar se zjarri po frenohej.
🚨#BREAKING: A massive explosion at a fuel depot in the Guinea capital Conakry, Many injured reported. pic.twitter.com/AOF6Os9pvF
— World Source News 24/7 (@Worldsource24) December 18, 2023
Shpërthimi në terminalin e vetëm të naftës të vendit të Afrikës Perëndimore, tronditi rrethin administrativ Kaloum në qendër të qytetit Conakry, duke bërë që të thyhen edhe dritaret e disa shtëpive aty pranë dhe duke detyruar qindra të largohen nga zona, sipas një dëshmitari të Reuters.
Ndërkohë një zjarr i madh dhe tym i zi mund të shihej nga kilometra larg, ndërsa zjarrfikësit nxituan në zonë – teksa disa kamionë cisternë u larguan nga depoja, të shoqëruar nga ushtarë dhe policë. /Telegrafi/