Teuta “nuk i ndahet” Edi Martinit

11 months ago 10
Reklamë
08:02 26/09/2023

Durrsakët ulin për herë të pestë në stol trajnerin e katër titujve

Sa herë që skuadra ka nevojë, ai gjendet gjithmonë aty për të ndihmuar. Edi Martini është i zgjedhuri i Teutës për stolin. Tekniku shkodran ka bindur sërish drejtuesit për t’i ofruar pankinën e durrsakëve për t’u vënë kështu në krye të skuadrës për herë të pestë në karrierë.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, skuadra durrsake ka zyrtarizuar Martinin, i cili është edhe trajneri më i suksesshëm tek kjo skuadër. Nën urdhërat e tij, Teuta ia ka dalë të fitojë 4 trofe.

Në këtë post, Martini zëvendëson të shkarkuarin Diego Longo. Italiani nuk bindi në rezultate në 4 javët e para. Në këto takime, Teuta ka grumbulluar 4 pikë, për të notuar në ujëra të turbullta në zonën e fundit të tabelës. Martini do të debutojë në stolin e Teutës në duelin e kësaj të mërkure kundër Kukësit të vendit të fundit.


Të ngjashme

Read Entire Article