Teuta shkarkon trajnerin Diego Longo

11 months ago 15
Reklamë
17:29 24/09/2023

I treti që largohet në javët e para të kampionatit

Humbja e radhës në kampionat, 2-0 ndaj Vllaznisë ka sjellë dëmet e para te Teuta. Durrsakët kanë shkarkuar nga detyra trajnerin, Diego Longo. Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare në ‘Facebook’.

“Klubi i futbollit Teuta njofton ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit me trainerin Diego Longo! Në një dakordësim me presidentin Edmond Hasanbelli, iu dha fund edhe periudhës si trajner i ekipit Teuta. Klubi i futbollit Teuta falenderon mister Diego Longon për impenjimin dhe angazhimin e tij dhe i uron suksese në të ardhmen!” thuhet në njoftimin e klubit.  

Teuta është klubi i tretë në elitë që largon trajnerin, pas Laçit dhe Kukësit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article