Një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga teksa është arrestuar duke lëvizur me mjet i armatosur.
Sipas informacioneve, J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan ka qenë në masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’’.
Ndërkohë pas arrestimit në Livadh, policia i ka ushtruar edhe një kontroll në banesë ku i është gjetur një tjetër armë zjarri Beretta dhe 1 krehër.
Policia thotë se J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Ndërkohë janë sekuestruar armët e zjarrit dhe automjeti.
Njoftimi i policisë:
Himarë
Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, operacioni policor i koduar “Strike 20”.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur me automjet, kapet në flagrancë në Livadh dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 20”, në kuadër të të cilit u bë kapja në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Livadhit” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– J. Zh., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë Beretta dhe 1 krehër.
Në vijim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi J. Zh. ka thyer masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb