Thyerësi i rekordeve/ Ronaldo i bashkohet platformës së YouTube, nuk do ta besoni sa ndjekës ka brenda ditës

4 weeks ago 6
Reklamë

Cristiano Ronaldo është një titan i botës sportive, i konsideruar gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka më shumë se 900 milionë ndjekës në mediat e tij sociale dhe është një nga figurat më me ndikim masiv në internet. Pa dyshim që çdo gjë që ai bën tërheq menjëherë vëmendje dhe kësaj radhe nuk ka si të jetë më ndryshe. Lëvizja e fundit e Ronaldos tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave dhe fansave, pasi hapi një kanal në platformën “YouTube”. Diçka që shumë pak e prisnin, pasi kjo është jashtë fushës së tij.

Kanali i ri i Ronaldos, quhet “UR”, dhe menjëherë sapo u hap, ai theu çdo rekord ndjekjeje. Për 90 minuta ai numëronte mbi 1 milionë ndjekës, më i shpejti që një kanal i ri në këtë platformë ka arritur. Ndërsa tani 19 orë pas hapjes së tij ai numëron afër 18 milionë ndjekës.

Ronaldo u shpreh se ky kanal i jep atij mundësinë të jetë më i lidhur me fansat dhe gjithashtu të ndikoj sado pak në përditshmërinë e tyre dhe të mësojnë më shumë rreth tij dhe familjes së tij.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të kem një marrëdhënie të fortë me fansat në mediat sociale dhe kanali im në YouTube do të më japë një platformë edhe më të madhe për ta bërë këtë dhe ata do të mësojnë më shumë për mua, familjen time dhe pikëpamjet e mia për shumë tema të ndryshme”, tha Ronaldo.

Kanali i tij përmban video gazmore si sfida në çift dhe momente të këndshme mes familjes së tij. Kjo është diçka e re dhe ndryshe nga se jemi mësuar të shohim Ronaldon. Ai duket më i relaksuar dhe i lumtur.

Read Entire Article