Tifozët “breshëri” me fishekzjarre, ndërpresin ndeshjen në Argjentinë

10 months ago 6
20:48 27/11/2023

Argjentinasit njihen për natyrën ekspresive të të festuarit, sidomos kur vjen puna tek futbolli.

Një ndeshje në kampionatin vendas atje u ndërpre për pak minuta për shkak të fansave. Jo se ndonjëri prej tyre hyri në fushë, por për një arsye tjetër.

Tifozët në shkallët e stadiumit lëshuan fishkezjarre në breshëri, duke e bërë të pamundur që për dy minuta ndeshja mes Godoy Cruz dhe Boca Juniors të luhej.

Pamjet më poshtë flasin vetë.

Football match is delayed after fans release barrage of fireworks.https://t.co/8s9RWr6Unw pic.twitter.com/IpFJ9oRaSP

— Sky News (@SkyNews) November 27, 2023

E teksa mund të duken të bukura për shikuesit, ata në fushën e blertë mund të kenë menduar se kanë qenë në mes të një “bombardimi” me fishekzjarre.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Boca Juniors mundi ta fitojë ndeshjen 2 me 1 pasi u rinis./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article