Tifozët e Tiranës hedhin lëndë piroteknike në stadiumin “Loro Boriçi” dhe dhunojnë policët

3 weeks ago 29
Reklamë

Tifozët e ekipit të Tiranës kanë hedhur lëndë piroteknike në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë.

Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë.

Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Read Entire Article