Tifozët rezervojnë në “Air Albania”, 1200 ultras vijnë nga Polonia

1 year ago 22
Reklamë
17:01 06/09/2023

Stadiumi ‘Air Albania’ do të jetë i tejmbushur për takimin kualifikues mes Shqipërisë dhe Polonisë. Më shumë se 22 mijë tifozë do të ndjekin nga shkallët e impiantit kombëtar përballjen që mund të vlej shumë në rrugën drejt Euro2024. Sigurisht, numrin më të lartë e kanë ezauruar kuqezinjtë, ndërsa një grup i madh tifozësh pritet të mbërrijnë nga Polonia. Rreth 1.200 fansa parashikohet të jenë në mbështetje të kombetares polake në stadiumin ‘Air Albania’. Ata janë të njohur për ashpërsinë dhe përleshjet në stadiume, duke i vështirësuar në këtë mënyrë edhe punën policisë.

Hera e fundit që ultrasit e Polonisë ishin në Shqipëri, daton në 12 tetorin e 2021, kur për kualifikueset e Botërorit kuqezinjtë humbën 0-1 me një gol në të 77 minutë. Në atë duel ultrasit e Polonisë shkaktuan kaos, duke hedhur sende të forta kundrejt tifozëve të Shqipërisë, duke qenë se ishin në katin e dytë të stadiumit.

Veç kësaj, me futjen e policisë në sektorin e tyre për të qetësuar situatën, polakët që njihen për huliganizmin e tyre u përleshën edhe me policinë. Situatë që shpresojmë që të mos përsëritet, kjo në të mirë të futbollit. Dueli me Poloninë do të jetë i dyti brenda pak ditësh për kombëtaren e trajnerit Sylvinho, në kushte të mira për një vend në Europianin që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article