Timberwolves kalojnë pa problem Phoenixin, New York Knicks dhe Indiana Pacers krijojnë epërsi të lartë

5 months ago 4

Minnesota Timberwolves ka arritur ta marrë edhe fitoren e katërt radhazi ndaj Phoenix Suns dhe të kaloj pa problem raundin e parë të ‘Play-Off’ në NBA.

Timberwolves ka triumfuar në ndeshjen e katërt me gjashtë pikë diferencë 122:116 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0 kanë kaluar tutje.

Fundori amerikan i Minnesotas, Anthony Edwards me 40 pikë ishte më meritori për këtë fitore, derisa me 28 pikë të tjera kontribut dha Karl-Anthony Towns.

Te Suns paraqitje të shkëlqyer kishte Devin Booker me 49 pikë, derisa Kevin Durant shtoi 33 të tjera, por që nuk mjaftuan për ta shmangur eliminimin.

▪️ Knicks win, take 3-1 lead
▪️ Clippers win, tie series 2-2
▪️ Pacers win, take 3-1 lead
▪️ Wolves win, advance to West Semis#NBAPlayoffs presented by Google Pixel pic.twitter.com/FWs35Nlx1s

— NBA (@NBA) April 29, 2024

Mbrëmë janë luajtur edhe tre ndeshje të tjera në elitën e basketbollit amerikan NBA.

New York Knicks kanë fituar në udhëtim te Philadelphia 76ers 97:92 duke ngritur epërsinë në 3-1, derisa këtë epërsi e ka krijuar edhe Indiana Pacers përballë Milwaukee Bucks pasi fituan me rezultat 126:133.

Los Angeles Clippers kanë barazuar gjithçka ndaj Dallas Mavericks në 2-2 pas fitores 116:111. /Telegrafi/

Read Entire Article