Tip “Jeep Cherokee”, u dogj pas vrasjes në Rrëshen, çfarë ka mbetur nga makina e autorëve. Shihni pamjet nga vendi i ngjarjes

11 months ago 15
Reklamë

Pak minuta pas krimit në Rrëshen policia gjeti duke u djegur makinën që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi.

Sipas informacioneve të para, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, tip “Jeep Cherokee” që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Makina është djegur plotësisht, çka e vështirëson mbledhjen e provave materiale.

Policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset e Mirditës, si dhe Rrugën e Kombit.

Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article