Tirana-Besiktas, përplasje mes tifozëve në Air Albania. Takimi nis me 15 minuta vonesë

1 year ago 19
Reklamë
20:23 03/08/2023

Përplasje mes tifozëve në stadiumin Air Albania, para takimit Tirana-Besiktas. Burime për tvklan.al bëjnë  të ditur se sherri dyshohet se nisi pas provokimeve nga ana e tifozëve të Besiktas.

Sipas të njëjtave burime, përveç përplasjes mes palëve pati edhe thyerje të stolave. Për të qetësuar situatën në stadium ndërhynë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që përdorën edhe gaz lotsjellës.

Ndeshja e cila duhet të niste në orën 20:00 u shty për rreth 15 minuta, deri në normalizimin e situatës./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article