Tirana e Bolonja rrisin bashkëpunimin

1 year ago 13
14:04 05/10/2023

Veliaj: Shumë shqiptarë të integruar atje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në takimin me homologun e Bashkisë së Bolonjës, Mateo Lepore u shpreh se mes dy qyteteve do të thellohet akoma më tej bashkëpunimi.

Në vend që të na ndajë Adriatiku, është një det që na bashkon. Italia është shumë e rëndësishme për ne. 35% e bilancit tonë ekonomik janë shkëmbimet tregtare me Italinë. Por, duam që ashtu siç është në nivel shteti, të jetë edhe në nivel të dy qyteteve tona”.

Bolonja per Veliajn shihet si një shtëpi e dytë për shqiptarët.

“I kanë bërë shqiptarët të ndihen në shtëpi, të prodhojnë histori suksesi, disa prej tyre janë punëmarrës, disa prej tyre sipërmarrës, disa të tjerë po angazhohen në politikë. Shembulli më ideal i integrimit të një komuniteti emigrantesh është Bolonja, Italia, ku shqiptarët vërtet kanë bërë progres, edhe vërtet janë bërë pjesë e stofit të atij komuniteti”.

Sakaq, kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë të shtimit të numrit të fluturimeve direkte, jo vetëm me Bolonjën, por me rreth 50 qytete të ndryshme të Italisë, kjo për shkak të fluksit të turistëve italianë drejt Shqipërisë dhe Tiranës.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, tha se qyteti i tij është i interesuar të bashkëpunojë me Tiranën në fushën e arsimit, turizmit dhe transportit urban.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article