Tirana historike në Gjeorgji, bardheblutë “thyejnë” Batumin

1 year ago 19
Reklamë
23:18 20/07/2023

Tirana kalon në turin e dytë kualifikues të Conference League. Bardheblutë mposhtën 2-1 Dinamo Batumi në Gjeorgji, për të siguruar raundin e radhës në kompeticionet e UEFA-s. Skuadra nënkampione e vendit shënoi nga një gol për çdo pjesë, për të thyer kundërshtarët dhe vijuar rrugëtimin në Europë me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Heroi i takimit të parë, Regi Lushkja zhbllokoi takimin pas 28 minutash lojë pas një aksioni të bukur të kryeqytetasve. Në fraksionin e dytë trajneri Orges Shehi aktivizoi nga stoli Deliun, me mesfushorin që katër minuta më pas gjeti rrugën drejt rrjetës. Një gol tepër me rëndësi për Tiranën që tashmë shton koloninë e skuadrave shqiptare në Conference League. Në turin e radhës, Tirana sfidon gjigantët turq, Beshiktashin.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article