Tirana, kryeqendër e Futbollit Universitar! 550 sportistë nga e gjithë Europa në Shqipëri

1 year ago 32
Reklamë

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Tirana do të jetë kryeqendër e futbollit europianë të universiteteve. 550 studentë nga 16 vende të ndryshme të Europës do të jenë pjesë e kampionatit europianë të futbollit të Universiteteve. Shqipëria në këtë kampionat, ku marrin pjesë 28 skuadra, djem e vajza nga vende të ndryshme, përfaqësohet nga ekipi i djemve nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.

Kampionatit Europian i Futbollit Universitar, i organizuar nga Shoqata Evropiane e Sportit Universitar (EUSA), zgjodhi Shqipërinë për organizimin e këtij eventi prestigjioz ndërkombëtar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një postim në rrjete sociale, duke i uruar suksese ekipit të studentëve shqiptare, falënderoi Shoqatën Evropiane të Sportit Universitar “EUSA” dhe presidentin e saj Adam Roczek, pasi e vlerësuan Shqipërinë duke e zgjedhur dhe mbështetur që ky kampionat të zhvillohet në vendin tonë.

“Tirana, kryeqendër e Futbollit Universitar! 550 studentë nga vende të ndryshme të Evropës u bënë pjesë e Kampionatit Evropian të Futbollit Universitar, i organizuar nga Shoqata Evropiane e Sportit Universitar, e cila zgjodhi Shqipërinë për zhvillimin e këtij eventi prestigjioz ndërkombëtar”, nënvizon Kushi.

Ministrja falënderoi edhe Federatën Shqiptare të Sportit Universitar si bashkë-organizatore e këtij kampionati.

“Falënderoj Shoqatën Europiane të Sportit Universitar EUSA dhe presidentin e saj Adam Roczek për këtë vlerësim ndaj vendit tonë, por edhe Federatën Shqiptare të Sportit Universitar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e dhënë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Suksese ekipit të studentëve shqiptarë!”, përfundon Kushi.

Në këtë kampionat marrin pjesë 28 skuadra djem e vajza nga e shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga ekipi i djemve nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Read Entire Article