Tirana mundet nga Besiktas. Shehi optimist: Kemi ende shpresa

1 year ago 22
Reklamë
19:33 28/07/2023

Tirana e humbi me rezultatin 3 – 1 takimin e parë me Besiktas, por te bardheblutë ka ende shpresë për të vijuar pjesëmarrjen në Conference League. Trajneri Orges Shehi beson ende pas golit të shënuar nga Kaina Nunes në minutën e 83’, i cili debutonte me skuadrën kryeqytetase.

Unë mendoj që shpresa kemi edhe 3 – 1. Kemi një panoramë më të qartë se si të vendosemi në fushë dhe të interpretojmë ndeshjen.

Për Orges Shehin ishte e mundur të shmangeshin golat e pësuar. Mendoj që ishin të evitueshëm, sidomos goli i tretë.

Ndeshja e kthimit e turit të dytë të Conference League do të luhet më 3 Gusht në Shqipëri.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article