Tirana nis përgatitjet për Conference League

1 year ago 28
Reklamë
22:33 07/07/2023

Bardheblutë besojnë tek të rikthyerit

Pas fazës përgatitore jashtë vendit, Tirana u rikthye në kryeqytet. Këtë të premte nisën përgatitjet specifike për ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League ndaj Dinamo Batumi. Futbollistët janë të bindur tek suksesi.

Të rikthyerit, Albi Doka dhe Erion Hoxhallari e kanë rigjetur shpejt veten në familjen bardheblu. Për ta, kundërshtari nga Gjeorgjia, është i vështirë, por jo i pakalueshëm.

Për t’i dhënë mbështetje skuadrës, presidenti Refik Halili ishte vetë në këtë seancë stërvitore. Ndeshja e parë me Dinamo Batumi do të luhet në “Air Albania” më 13 Korrik ndërsa e kthimit në Gjeorgji më 20 Korrik.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article