Tirana nuk ia del të bëjë mrekullinë, eliminohet nga Besiktas

1 year ago 19
Reklamë
22:27 03/08/2023

Aventura europiane për Tiranën përfundon në turin e dytë kualifikues të Conference League. Mes tensionit të fillim-sfidës dhe emocioneve për të përmbysur shifrat, bardheblutë nuk ia dolën për të kryer surprizën përballë Besiktas. Dueli i ‘Air Albania’ i nisur me 15 minuta vonesë për shkak të përplasjeve mes tifozerive në shkallët e stadiumit, pa turqit më të vendosur në fushën e lojës.

Tirana kishte iniciativën për të sulmuar, por hasi në prapavijën e fortë të Besiktas, e cila nuk pëson gol. Pas gjysmë ore lojë, portieri Selmani largohet i dëmtuar nga fusha dhe hyrja e Likës u duk se prishi disi ekuilibrat. Besiktas mori avantazhin në minutat e para të pjesës së dytë.

Në zhvillimin e goditjes nga këndi, Amarty u gjet i pambuluar në zonë për të shënuar. Gol debutues për ish-mbrojtësin e Lejstër, pasi kishte vetëm 12 minuta në fushë. Disavantazhi detyroi bardheblutë që të shtojnë ritmin, teksa Masuaku u ndëshkua me karton të kuq për të lënë Besiktas me 10 lojtarë.

Moment që nuk u shfrytëzua nga kryeqytetasit, madje u ndëshkuan edhe me golin e dytë, këtë herë më autor Abubakar. Realizim që shuajti shpresat e Tiranës për një rezultat pozitiv, për t’i dhënë kështu lamtumirë kupave të Europës. Bardheblutë eliminohen me shifrat e përgjithshme 5-1, për të lënë të vetëm nga Superliga Shqiptare, Partizanin në kualifikueset e Conference League.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article