Tirana për përmbysje me Besiktas

1 year ago 18
Reklamë
16:23 03/08/2023

Ekipet shqiptare asnjë fitore ndaj skuadrave turke

Tirana do të luajë në orën 20:00 me Besiktas ndeshjen e kthimit të Conference League dhe synimi është që të përmbysë humbjen 3-1 të takimit të parë në Stamboll. Këtë nuk e arriti në Kupën UEFA 2006-2007 kur Kayserispor, e mundi në të dy ndeshjet. Bardheblutë duhet të thyejnë një ters, pasi asnjë skuadër shqiptare nuk kanë fituar asnjëherë përballë këtij kundërshtari.

Me Besiktas luajti Dinamo në vitet 80’ dhe Skënderbeu në sezonin 2015-2016. Dinamo humbi 1-0 në Tiranë dhe 2-0 në Stamboll. Thuajse 30 vite më vonë Skënderbeu e pati në grupet e Europa League ekipin turk. Skuadra korçare e humbi 1-0 përballjen në Elbasan dhe 2-0 në Stamboll. Edhe klubet e tjera nga Turqia që kanë patur kundërshtarë nga Shqipëria i kanë fituar ndeshjet.

Partizani në sezonin 1995-1996 është mposhtur në të dy takimet nga Fenerbahche. Vllaznia është mundur në vitet 2000 nga Galatasaray në kualifikueset e Champions dhe Trabzonspor, Kupën Intertoto. Trabzonspor mundi edhe Kukësin në play off e Europa League 2013-2014. Tirana ka për detyrë të paktën të thyejë këtë ecuri negative ku të të arrijë një rezultat pozitiv me Besiktas në “Air Albania”.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article