Tirana përballë Besiktas, ndeshje e vështirë për bardheblutë në Conference League

1 year ago 20
Reklamë
16:30 21/07/2023

Golat e Regi Lushkja dhe Deliut e dërguan Tiranën në raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Nëse me Dynamo Batumin nuk ishte e lehtë, pasi kualifikimi u arrit në sfidën e kthimit, me turqit do të jetë tejet e vështirë. Niveli i lojtarëve të Besiktas është shumë më lart se bardheblutë.

Sipas faqeve të specializuara vetëm vlera në merkato e tyre arrin në më shumë se 86 milionë Euro, ndërsa të gjithë lojtarët e Tiranës vlerësohen pak më shumë se 5.5 milionë Euro.

Në renditjen e UEFA-s, Besiktas është në pozicionin e 111, ndërsa Tirana në të 305.

Skuadra turke drejtohet nga Senol Gunes, një nga trajnerët më të mirë në Turqi që ka drejtuar me herët edhe kombëtaren.

Në këto kushte Tirana nuk ka asgjë për të humbur, kështu që pritet që bardheblutë të luajnë pa presion.

Ndeshja e parë do të luhet në Stamboll më 27 Korrik, ndërsa e kthimit në Air Albania më 3 Gusht.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article