Tirana tenton mrekullinë në Stamboll

1 year ago 22
Reklamë
14:30 26/07/2023

Stadiumi plot për duelin me Besiktas, historia flet në favor të turqve

Tirana po shkon drejt fundit të përgatitjeve për duelin tepër të rëndësishëm në turin e dytë të Conference League kundër Beshiktash. Bardheblutë nuk nisen aspak favorit përballë gjigantit turk, gjithsesi, në kampin e kryeqytetasve janë të bindur se mund të ia dalin.

Për transfertën e Stambollit, trajneri Orges Shehi e ka grupin e plotë, çka i lejon për të hedhur në fushë lojtarët më të mirë në dispozicion. Tirana do luajë në një stadium të tejmbushur, pasi mbi 40 mijë vendet në impiant janë rezervuar nga tifozët.

Shumica do të jetë i mbushur nga tifozët e Beshiktash, teksa pritet një numër i lartë edhe në mbështetje të bardhebluve. Edhe historia nuk flet në favor të Tiranës.

Ekipet shqiptare nuk ia kanë dalë të marrin rezultate pozitive përballë skuadrave turke, pasi 12 takime janë fituar prej tyre, me Tiranën, Partizanin, Vllazninë, Skënderbeun, Dinamon dhe Kukësin që nuk kanë arritur të marrin as edhe një barazim.

Edhe bilanci i golave flet në favor të tyre, 28 të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Gjithsesi statistikat nuk pritet të ndikojnë në këtë 90 minutësh, me Tiranën që beson fort te kualifikimi. Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article