Tjetër gol i Xhixhës në Europë

1 year ago 18
Reklamë
23:55 03/08/2023

Sulmuesi realizoi golin e barazimit për Karabag kundër Rakoë, ekipi zbret në ”Ligën e Europës”

Redon Xhixha gjeti sërish golin në kualifikueset e “Ligës së Kampioneve”, por skuadra e tij Karabag nuk arriti që të shkonte në raundin e tretë të kompeticionit.

Në sfidën që u luajt në Baku, sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit në takimin ndaj Rakov.

Por azerët u penalizuan nga rezultati i sfidës së parë që përfundoi 3-2 në favor të polakëve.

Në katër takime të luajtura në kualifikeuset e “Ligës së Kampioneve”, Xhixha ka shënuar pesë gola.

Ai ka shansin që të kontribuojë me të tjera rrjeta për skuadrën e Karabagut, që do të vazhdojë garën në raundin e tretë të “Ligës së Europës”.

Më 10 Gusht, azerët presin HJK Helsinikn në Baku.

Pas paraqitjes mjaft të mirë te Tirana në fazën e parë të sezonit 2022-2023, Xhixha u transferua te Karabagu në janar .

Klubi bardheblu përfitoi 550 mijë Euro nga shitja e sulmeusit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article