Tjetër shqiptar në Serie A, sulmuesi Marvin Çuni transferohet te Frosinone

1 year ago 77
Reklamë
13:29 07/07/2023

Frosinone është rikthyer në Serie A dhe për këtë po përforcohet me lojtarë. Shqiptari Marvin Çuni është afrimi i fundit i skuadrës së drejtuar nga Eusebio Di Francesco.

Sulmuesi i cili për pak ditë mbush 22 vjeç firmosi për 3 sezone. Çuni erdhi nga Bayern Munchen që e kishte huazuar te Saarbrucken në sezonin e kaluar.

Marvin Çuni është aktivizuar me moshat e Shqipërisë. Te Frosinone do të bashkohet me një tjetër shqiptar, mbrojtësin Sergio Kalaj.

Edhe ky ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave kuqezi. Në këtë moment në Serie A janë 10 lojtarë të cilët kanë luajtur ose luajnë për Kombëtaren.

Merkato është ende e hapur ku priten lëvizje të tjera, ose afrime nga ekipet e moshave në klubet e elitës së futbollit italian.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article