Tom Brady mbetet pjesë e sportit, blen aksione te Birmingham City

1 year ago 27
Reklamë
22:00 03/08/2023

Tom Brady nuk di të ndahet nga bota e sportit. Shtatë herë kampioni i Super Boël ka blerë minorancën e aksioneve në klubin anglez të futbollit, Birmingham City, ndërsa merr edhe rolin e kryetarit të bordit këshillues te kjo skuadër.

Në njoftimin e klubit të Birmingham thuhet se Brady po punon ngushtë me bashkëpunëtorët e tij në përpjekje për të rritur ndikimin e saj në botën e marketingut dhe identifikuar mundësitë e reja për partneritet tregtar.

46-vjeçari bëhet bashkëaksioner tek klubi që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 17-të në Championship. Ish-qendërmbrojtësi i futbollit amerikan e përshkroi Birmingham si një klub ikonik.

Kjo skuadër ka luajtur për herë të fundit në elitë në vitin 2011 dhe rikthimi në Premier League është objektivi real për pronarët e rinj. Që prej pensionimit Brady ka investuar në shumë sporte, teksa është edhe pronar i një prej ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të garave me varka elektrike.

Të ngjashme

Read Entire Article