Tomë Gashi zbulon lojën e Serbisë pas anulimit të takimit mes Von der Leyen dhe Vuçeviqit - Ja çfarë po përgatitet në prapavijë!

2 hours ago 13

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, të premten në Beograd.

Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviq e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri, Milosh Vuçeviq nuk ka bërë asgjë të papranueshme që të justifikonte anulimin e takimit nga ana e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vuçiq thekson se, megjithatë, në Bruksel ekziston një shqetësim për takimin e Vuçeviqit me ministrin rus para se të takohej me Von der Leyen.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se nuk është hera e parë që Serbia bënë lojë të ndytë, mirëpo që Perëndimi po e toleron të njëten.

Gashi përmend edhe rastin e deklaratave që Vulin dhe Vuçiq kanë bërë në kundërshtim me njëri-tjetrin.

“Serbia luan lojë të ndytë dhe për çudi Perëndimi po e toleron pa ndonjë arsye të veçantë. Nuk është hera e parë e as nuk do të jetë e fundit që udhëheqësit shtetëror serb bëjnë kësi matematikash.

Pak javë më herët në Rusi ishte në takim zv. kryeministri i Serbisë, Vulin, i cili u takua me Putinin dhe deklarojë se Serbia kurr nuk do të hyjë në NATO e as në BE derisa Vuçiq të jetë president i Serbisë. E në të njëjtën ditë Vuçiq në Beograd tha deklaroj se Serbia do të hyjë në BE & NATO. Dhe po atë ditë zëdhënësi i BE, Stano deklaroj se kinse BE nuk po e din se në emër të kujt po deklarohet Vulin në Rusi”, u shpreh ai.

Avokati më tej, thekson që lojën e Millosheviqit po e vazhdon ende Serbia, si ishte në rastin e vizitës së Von der Leyen.

Sipas tij, Vuçiq është njësoj si Millosheviçi dhe me ndërkombëtarë luan lojë të njëjtë.

E njëjta lojë është bërë me rastin e vizitës së Von der Leyen. Njëri kinse me BE - Vuçiq e tjetri kryeministri i Serbisë takohet me përfaqësues të Rusisë. Këta në Serbi janë pasardhës të Millosheviqit dhe bëjnë politikë të njëjtë si ai.

Vuçiq është njësoj si Millosheviçi dhe me ndërkombëtarë luan lojë të njëjtë po pa sukses se gjërat kanë ndryshuar sepse të gjitha republikat ku Milloshi bënte luftë okupuese janë çliruar nga Serbia janë bërë shtete të pavarura siç është bërë edhe Kosova shtet”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article