Torino pret derbin e Italisë

10 months ago 51
23:00 25/11/2023

Trajneri i Interit, Inzaghi parashikon një sfidë të zjarrtë, Allegri kërkon një tjetër fitore

Juventusi do të presë Interin në derbin e 181 të Italisë, me bardhezinjtë që kanë vetëm 2 pikë më pak se sa zikaltrit kryesues në renditje.

Në Torino, “Zonja e Vjetër” do të kërkojë që t’u dhurojë tifozëve një fitore ndaj rivales historike dhe vendin e parë në Serie A.

Trajneri Masimiliano Alegri jep opinionin e tij për përballjen e rëndësishme.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse bën pjesë në rrugëtimin tonë për t’u rritur. Luajmë kundër favoritëve të kampionatit, siç e kanë thënë vetë ata. Kjo nuk është diçka e re. Kjo sfidë nuk vendos asgjë, por është një etapë me rëndësi. Lojtarët janë gati, ky është “Derbi i Italisë”.

Zikaltrit vijnë në Torino me formacion të plotë. Trajneri Simone Inzaghi shprehet se objektivi i ekipit të tij janë tre pikët.

“Do të jetë një ndeshje e zjarrtë, stimuluese dhe në një stadium të mbushur plot! Dy të parat e klasës ndeshen, por të gjithë e dimë kuptimin e Juve-Inter. Ne po bëjmë një ecuri të shkëlqyer, duke u mbrojtur mirë dhe si ekip. Modulet janë të ngjashme dhe do të duhet të bëjmë mirë në duelet individuale. Nuk do firmosja për barazimin, tri ndeshjet e radhës në transfertë do të jenë mjaft të vështira. Alegri është në avantazh, pasi nuk luan në Europë”.

“Zonja e Vjetër” vjen pas pesë fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa ka triumfuar në pesë nga 8 takimet e fundit ndaj Interit. Skuadra e Inzagit ka fituar 10 nga 12 sfidat e këtij sezoni.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article