Tottenham e ka opsionin e riblerjes për Harry Kane – Daniel Levy zbulon detaje nga marrëveshja me Bayern Munich

1 year ago 53
Reklamë

Shefi i Tottenhamit, Daniel Levy, ka konfirmuar se klubi i tij ka një opsion të riblerjes që do t’i lejonte ata të nënshkruajnë me Harry Kane nga Bayern Munich.

Kane iu bashkua Bayernit këtë afat kalimtar veror për shumën e 100 milionë eurove, duke i dhënë fund dramës që e përcillte sulmuesin rreth klubit të tij të ri.

🚨⚪️ Spurs chairman Daniel Levy: “We have buy back clause for Harry Kane”.

“I’d like to thank Harry for everything he's done for us”.

“He’s always welcome back — Harry’s a much loved and valued member of the Spurs family and forever in our history”, via @AlasdairGold. pic.twitter.com/rW8jbdXsLS

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 19, 2023

Klubi londinez u mundua me të gjitha forcat që ta bind anglezin që të mos largohet, duke refuzuar fillimisht disa oferta nga Bayerni.

Madje, ata i ofruan një kontratë të rë me një rritje të konsiderueshme të pagës, por që Kane e refuzoi atë, dhe Tottenham u detyruan që të pajtoheshin me largimin e tij.

Sidoqoftë, Levy ka bërë me dije se ai mund të rikthehet në të ardhmen në Londrën Veriore pasi ata kanë përfshirë një klauzolë në marrëveshjen e tyre me gjigantin gjerman.

Kane ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me bavarezët, dhe me shumë mundësi do vihet në kërkim të suksesit për disa vite në Gjermani para se të konsideroj një rikthim te Tottenham./Telegrafi/

Read Entire Article