Totti për Euro 2024: Italia është e fortë, ata kanë një trajner të madh

3 months ago 13
Reklamë

Francesco Totti nënvizoi besimin e tij për Kombëtaren e Italisë përpara Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, pasi sipas tij kanë një trajner të madh si Luciano Spalletti.

Azzurrët po përgatiten për turneun e tyre të parë të madh në tre vjet, duke hyrë në Euro 2024 si kampionë aktual pas suksesit të tyre historik në edicionin e fundit në vitin 2021.

Presioni është për të performuar mirë pasi ekipi humbi një vend në Kupën e Botës në Katar 18 muaj më parë.

Italia do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë në Grupin B të Kampionatit Evropian, por fillimisht do të luajë dy miqësore përgatitore për turneun, përballë Turqisë më 4 qershor dhe Bosnjës në 9 qershor. Ndeshja e tyre e parë në Gjermani do të vijë kundër Shqipërisë më 15 qershor.

Duke folur për TV Play nëpërmjet Tuttomercatweb, Totti diskutoi për shpresat e Italisë në Kampionatin Evropian, duke i parë pozitive.

“Mendoj se kur ka një kompeticion kaq të rëndësishëm si Evropiani, grupi del para individit”, ka thënë fillimisht Totti.

“Italia është e fortë, ata kanë një trajner të madh dhe ne shpresojmë se ata mund të bëjnë mirë”, përfundoi legjenda italkiane. /Telegrafi/

Read Entire Article