“Tradhtar, i pabesë, i paburrë”, Noka shpërthen kundër Bashës në oborrin e Kuvendit

9 months ago 7

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe depuetët që e mbështesin lanë sallën e Kuvendit, pas rrëzimit të amendamentit për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë Kosovës.

Pasi doli nga godina e Kuvendit, Basha u përball me akuzat e Flamur Nokës, i cili së bashku me deputetët e tjerë të përjashtuar qëndrojnë jashtë, pasi nuk ia dolën të çajnë kordonin e sigurisë të krijuar nga Garda.

“Tradhtar, i pabesë, mercenar i paburrë”, ishin fjalët me të cilat Noka iu drejtua Bashës, por ky i fundit nuk reagoi dhe u largua në qetësi

Top Channel

Read Entire Article