“Tradhton” Kosovën, trajneri i njohur i thotë “Jo” dardanëve, firmos me klubin rus

9 months ago 21
Reklamë

Roberto Moreno, trajneri i cili mendohej se do të merrte drejtimin e Kosovës, ka zgjedhur një tjetër skuadër për të vijuar karrierën e tij.

Edhe pse pati një takim mes tij dhe Presidentit të FFK-së në Stamboll, Agim Ademi, Moreno nuk ka preferuar që të lidhë marrëveshje për të marrë drejtikmin e kombëtares së Kosovës.

Ish-ndihmësi i Luis Enriques te Barcelona, Celta Vigo, Roma dhe kombëtarja e Spanjës, ka pranuar ofertën e Sochi, klubit që mbyll renditjen në elitën e futbollit rus.

Nënshkrimi me klubin rus është raportuar nga shtypi spanjoll, ku ndër të tjera thonë se Moreno kërkohej gjithashtu edhe nga turqit e Adana Demirspor, megjithatë së shpejti do të prezantohet si trajneri i katërt i skuadrës së Sochi, gjatë këtij edicioni.

Gjatë karrierës si trajner, Morena ka drejtuar skuadra, si Granada në La Liga e Monaco në Ligue 1, por jo vetëm, pasi ka drejtuar edhe Kombëtaren spanjolle, për një periudhë të shkurtër pas tërheqjes së përkohshme të Luis Enrique për shkak të vdekjes së vajzës.

Read Entire Article