Trafik droge nga Shqipëria në Itali, goditet banda, 19 persona të arrestuar

10 months ago 8

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale që merrej me trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe ka lëshuar 19 masa arresti.

Operacioni është finalizuar pas bashkëpunimit mes SPAK, Eurojust dhe Antimafias italiane pas hetimeve që nisën në vitin 2017.

Pas vendimit të miratuar nga Gjykata e Lartë, ditën e sotme janë lëshuar 19 urdhër-arreste, ndërkohë që disa prej të arrestuarve në Itali janë dënuar përfundimisht deri në 11 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Grupi i përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe italianë vepronte në zonën e Barit, por kishte degë edhe në Pulia dhe Bazilikatë dhe përbëhej nga italianë dhe shqiptarë. Sipas medieve italaiane, gjatë finalizimit të një faze të më mëparshme të opracionit “Kulmi” u arrestuan 27 persona dhe u sekuestruan 3.3 ton drogë, marijaunë, kokainë dhe heroinë.

Read Entire Article