Tragjedi në futbollin kolumbian

11 months ago 10
Reklamë
10:12 26/09/2023

Presidenti i Tigres ekzekutohet me tre plumba pas humbjes në kampionat

Humbja e një ndeshje futbolli po konsiderohet tragjike në Kolumbi. Presidenti i Tigres, klub i divizionit të dytë, Edgar Paez humbi jetën pas një atentati të mirëorganizuar. Sipas mediave lokale, 63-vjeçari ishte duke u larguar me makinë nga stadiumi në shoqërinë e vajzës së tij, kur iu afruan dy persona me motor, të cilët e qëlluan nga afër.

“Tigres dhe bota e sportit kolumbian janë të shkatërruar nga kjo ngjarje”, thuhet në njoftimin e klubit të kategorisë së dytë në Kolumbi.

Paez u qëllua me tre plumba, që e goditën në qafë dhe kafkë për t’i marrë jetën në vendngjarje. Nga ky sulm vajza e tij mbeti e padëmtuar. Policia e Bogotës ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me fushën e blertë. Pas 13 javëve të para, Tigres gjendet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 9 pikë të grumbulluara. Dy sfidat e radhës do të nisin me një minutë heshtje në nder të presidentit të ndjerë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article