Trajnerët më të paguar në botë

1 year ago 24
Reklamë
19:35 19/07/2023

Arabia ‘prish’ renditjen e pankinës, Gerrard pas Guardiolës, Enrique pjesë e ‘Top 10’

Merkato e kësaj vere ka sjellë lëvizje të mëdha edhe në pankina. Shumë trajnerë kanë vendosur të ndryshojnë skuadër, ku disa prej tyre kanë firmosur për shifra stratosferike. Steven Gerrard bëri kalimin më të bujshëm, teksa firmosi me Al Ettifaq në Arabinë Saudite. Anglezi firmosi për 17.7 milionë euro në sezon me skuadrën arabe. Shifra të çmendura, që e pozicionojnë Gerrard në vendin e dytë në renditjen e trajnerëve më të paguar në rruzull. Vendi i parë mbahet sërish nga Pep Guardiola, me 22 milionë euro në sezon nga marrëveshja me Manchester Cityn, teksa podiumi plotësohet nga Diego Simeone.

Argjentinasi përfiton 15 milionë euro në sezon nga kontrata me Atletico Madrid. Në vendin e katërt qëndron Thomas Tuchel, me 12 milionë euro që do përfitojë nga kontrata e firmosur pak ditë më parë me Bayern Munich. Pas tij gjendet Mauricio Pochettino, 11.5 milionë euro nga firma me Chelsea, ndërsa renditja vijon me Klopp dhe Ten Hag në pozicionet gjashtë dhe shtatë. Për 10 milionë euro në sezon firmosi Jorge Jesus në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Hilal, ndjekur më pas nga Massimiliano Allegri i Juventusit me 9 milionë euro. Pak ditë më parë firmosi Luis Enrique te PSG, për vlerën e 8 milionë eurove, shifër që e rendit spanjollin në vendin e dhjetë si trajneri më i paguar në botë.

Trajnerët më të paguar:

Guardiola                      22 milionë Euro  
Gerrard                         17.7 milionë Euro  
Simeone                       15 milionë Euro  
Tuchel                           12 milionë Euro  
Pochettino                    11.5 milionë Euro  
Klopp                            10. 7 milionë Euro  
Ten Hag                         10.6 milionë Euro  
Jorge Jesus                    10 milionë Euro  
Allegri                             9 milionë Euro  
Enrique                           8 milionë Euro  

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article