Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala: Ballkani shumë i fortë, por kemi pritur një barazim

11 months ago 7
Reklamë

Fushë Kosova humbi nga Ballkani, por sipas trajnerit të tyre Burim Shala, ata ende nuk është dorëzuar.

Fushë Kosova të mërkurën humbi nga Ballkani me rezultat 2-0, ku kishte edhe disa mungesa.

“Edhe pse e kemi ditur forcën e Ballkanit, që është një prej skuadrave më të mira në Kosovë, kam pritur rezultat pozitiv, së paku një barazim. E kemi përgatitur ndeshjen po në atë mënyrë se si e morëm golin”.

“U munduam t’i ndalim depërtimet, pasimet vertikale, por në momentet kyçe pranuam gol. Kur pranon gol nga Ballkani, është vështirë të kthehesh. Në pjesën e dytë e ndryshova skemën e lojës. Luajtëm më mirë në mbrojtje, nuk e shënuam një rast që e patëm me Jevkiqin. Dhe më pas nuk arritëm ta ngushtojmë rezultatin”.

“Jashanica, Mëziu dhe Abazi janë mungesa të mëdha, ishin përforcimet e ekipit. Përveç ndeshjes me Ballkanin, në të gjitha ndeshjet kemi pasur raste të shënonim gola. Kemi krijuar raste dhe kemi dominuar. Loja e ardhshme është kyçe që të marrim rezultat pozitiv, pse jo edhe fitoren e parë”, ka thënë Shala për “ArtMotion”. /Telegrafi/

Read Entire Article