Trajneri i ri, zbulohet kroati që pret Partizani

1 month ago 6
Reklamë

Partizani e nis sezonin 2024-2025 në Kategorinë Superiore me trajner provizor, por duket se drejtuesit e kanë gjetur pasuesin definitiv të Orges Shehi në pankinë.

Trajneri i ri pritet të vijë nga Kroacia dhe është një emër që është përfolur edhe më herët te “demat”, madje si për ironi të fatit në tetorin e shkuar, ai dhe Shehi ishin kandidatët kryesorë. Nëse do të dështonte pista me Orges Shehin, pritej që 52-vjeçari kroat të merrte frenat e “demave”.

Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për Miroslav Bojko, i cili është pa ekip që nga 23 tetori i vitit 2023, kur u largua nga skuadra e Vukovarit, që militon në nivelin e dytë të futbollit kroat. Miroslav Bojko gjatë karrierës së tij si trajner, kryesisht ka drejtuar skuadra me profil të ulët në futbollin kroat. Nëse nuk e lidhni dot figurën e Bojkos me Partizanin, mjafton të përmendim faktin se ai ka qenë ndihmës i ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç, dy herë te Sherif Tiraspoli në Moldavi. Aventurën më të gjatë si trajner Bojko e ka te skuadra e Dugopolje, ku ka drejtuar plot 81 ndeshje. Vukovari ka qenë klubi i fundit që ai e ka drejtuar nga 28 nëntori i 2020-ës deri më 23 tetor 2023.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë të kuqve se palët e kanë gjetur akordin në parim, por pritet që të hidhen edhe disa hapa të tjerë. Gazeta mëson se Miroslav Bojko do të jetë të hënën në stadium për të parë Partizanin në ndeshjen hapëse me Vllazninë dhe pasi të krijojë një ide rreth ekipit dhe grupit do të thuhet edhe fjala e fundit. Gjithsesi, kjo duket si formalitet, pasi me shumë mundësi 52-vjeçari kroat do të marrë drejtimin e skuadrës, ku periudha e ndërprerjes së kampionatit që vjen në fillim të shtatorit nga angazhimi i kombëtares, do t’i shërbejë Bojkos për të njohur më mirë ekipin dhe për të zbatuar idetë e tija në stërvitje. Referuar statistikave rreth karrierës së 52-vjeçarit, del se 52- vjeçari kroat është një trajner që pëlqen ta rreshtojë ekipin sipas skemës 4-2-3- 1.Gjithsesi, kjo do të varet edhe nga përbërja që ai do të gjejë te Partizani. Nëse arrit marrëveshja mes palëve, i bie që Bojko të jetë trajneri i dytë kroat te Partizani i epokës “Demi”.

Read Entire Article