Trajneri sensacional i klubit të Ligës Premier shfaqet si pretendentë për të pasuar Ancelottin te Real Madridi

11 months ago 7
Reklamë

Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u vu nën presion të madh të hënën në mëngjes pas humbjes së tyre në derbin ndaj Atletico Madridit. Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, tashmë mediat madrilene kanë filluar të rreshtojnë zëvendësuesit e mundshëm.

Alvaro Arbeloa dhe Raul Gonzalez janë përmendur si opsione të mundshme, por menaxheri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është shfaqur si pretendenti kryesor për këtë pozitë.

Për këtë të fundit,, madje edhe Ancelotti ka theksuar se ai shpreson që Alonso të jetë në vendin e tij një ditë.

Megjithatë, sipas Cadena SER, lista e ngushtë e Real Madridit është më e gjatë se vetëm këta tre emrave. Sipas informacioneve të tyre, menaxheri i Brightonit, Roberto de Zerbi i është bashkuar listës së pretendentëve.

Trajneri italian ka qenë i lidhur më parë me punën e Barcelonës dhe puna e tij e shkëlqyer në Brighton ka bërë që disa të besojnë se ai mund të përfundojë duke pasuar Pep Guardiolën në Manchester City.

🚨 Brighton head coach Roberto de Zerbi is on Real Madrid's managerial shortlist for next season.

(Source: Cadena SER) pic.twitter.com/gVu4Zkcck4

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 27, 2023

Jesus Gallego, i cili zbuloi informacionin, vuri në dukje se Los Blancos janë shumë larg nga marrja e një vendimi dhe Alonso duket se është favoriti i fortë.

Duke pasur parasysh ekipin e tij të mrekullueshëm të Brighton, është e pritshme që shumica e skuadrave kryesore do të konsiderojnë De Zerbin. Duke sjellë sukses dhe futboll emocionues në Ligën Premier, pak do të argumentonin kundër nënshkrimit të tij. /Telegrafi/

Read Entire Article