Trajneri Sylvinho kërkon fitoren me Ishujt Faroe: Objektivi ynë, vendi i parë në grup

11 months ago 16
17:38 19/11/2023

Pas kualifikimit në Kampionatin Europian 2024, objektivi i dytë i Kombëtares Shqiptare të futbollit është të mbajë vendin e parë në grup. Kështu u shpreh trajneri Sylvinho në konferencën e sotme për shtyp, i cili tha se kërkon fitoren me Ishujt Faroe ditën e nesërme, që është dhe ndeshja e fundit.

“Vijmë në këtë sfidë në kushte shumë të mirë. Së pari, dua të falenderoj gjithë shqiptarët dhe gjithë tifozët që na kanë mbështetur dhe kemi mbërritur këtu. Ndeshja me Ishujt Faroe është një kundërshtar vërtetë i vështirë. Objektivi ynë i dytë është të arrijmë vendin e parë në grup pasi do ishte shumë bukur që në short të kishim një pozicion tjetër me shortin që do hidhet në Dhjetor. Duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe ta mbyllim me fitore”.

Ndeshja e të premtes me Moldavinë ku kuqezinjtë morën barazim dhe i që i ka biletën për Euro2024, Sylvinho pranoi se ishte sfilitëse për lojtarët si nga fizike dhe nga ajo psikologjike.

“Është e vërtetë që në aspektin psikologjik ishte ndeshje shumë e vështirë për t’u menaxhuar për lojtarët. Ndeshje shumë e fortë për aspektin fizik. Por besoj se lojtarët e menaxhuan shumë mirë pjesën psikologjike, avash-avash morën lojën shumë mirë, por 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira por unë në fjalorin tim nuk e njoh fjalën relaksim. Kemi fituar të 3 ndeshjet në shtëpi falë edhe tifozëve. Moldavisë ne i kemi shkaktuar humbjen e vetme që ka në këto eliminatore”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article