Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

3 months ago 11
Reklamë

Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, Manchester United ende nuk ka vendosur nëse Erik Ten Hag do të jetë trajneri i tyre për sezonin e ardhshëm.

Tifozët presin një rinovim të madh të ekipit, por shumë do të kishin mbetur të zhgënjyer nëse kapiteni i ekipit Bruno Fernandes largohet.

Fabrizio Romano ka dhuruar një përditësim interesant mbrëmjen e së premtes sa i përket situatës së Bruno Fernandes.

Gazetari italian ka raportuar se agjenti i lojtarit, Miguel Pinho, u takua me disa klube të ndryshme evropiane gjatë javës së fundit.

Stretty News ka mësuar se gjiganti gjerman Bayern Munich ka shfaqur interesim të madh për Fernandesin. Bavarezët janë duke bërë planet e fundit sa i përket afatit kalimtar veror dhe portugezi është në radarin e tyre.

Bayerni ka emëruar Vincent Kompany si trajnerin e tyre më të ri gjatë kësaj jave, dhe tani do të synojnë që të shtojnë më shumë kualitet në ekipin e tyre pas një sezoni zhgënjyes nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Ani pse ishte një sezon i vështirë për Unitedin, Fernandes fitoi çmimin ‘Sir Matt Busby’ si lojtari më i mirë i sezonit tek ‘Djajtë e Kuq’, pasi shënoi 15 gola dhe dhuroi 13 asistime në të gjitha garat.

Mesfushori portugez ka kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2026, por situata mund të ndryshojë nëse ndonjë ofertë e madhe vjen./Telegrafi/

Read Entire Article