Një sasi prej 11.5 kg kokainë është kapur nga doganierët e brigadës Montmélian në Francë. Sekuestrimi është kryer në bordin e një automjeti “Nissan” X-Trail.
Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të mjetit e cila u ngrit anormalisht. Pasi e hoqën duke përdorur një mulli, agjentët zbuluan një pllakë që jepte akses në një kuti metalike e cila zinte të gjithë gjerësinë e automjetit. Në total u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kg kokainë të ndarë në 10 pako. Menjëherë u arrestua drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar.
Ai u gjykua të hënën me procedurë të menjëhershme nga gjykata penale e Albertville e cila e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe 747 mijë euro gjobë doganore.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb