Tre aksidente në pak orë, shpëtojnë me lëndime të lehta tre persona

2 hours ago 25

Tre aksidente kanë ndodhur brenda pak orësh pasditen e të shtunës, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Në Vlorë, në zonën e Lungomares dy automjete tip “Benz” u përplasën njëri me tjetrin dhe si pasojë njëri prej mjeteve ka goditur një pemë aty pranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Vlorë.

Ndërsa në aksin rrugor Kolonjë-Fier, në fshatin Vajkan një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga “Land Rover-i” i një 25-vjeçareje.

Fatmirësisht drejtuesi i biçikletës Tafil Kumanaku shpëtoi me leëdime të lehta nga përplasja.

Ndërkohë që drejtuesia e automjetit, Aleksandra Muskaj, është shoqëruar në polici për tu pyetur mbi rrethanat e aksidentit.

Aksidenti i tretë ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë. Dy automjete u  përplasën me njëra tjetrën, ku mbeti i lënduar njëri nga drejtuesit./vizionplus.tv

Read Entire Article