Tre barazime radhazi në kampionat/ Guardiola i bindur: Manchester City do të fitojë kampionatin

10 months ago 29
21:33 05/12/2023

Rezultatet në duelet e fundit nuk kanë qënë ato të duhurat, por te Manchester City besojnë tek titulli. Trajneri spanjoll, Pep Guardiola e ndjen se skuadra do të fitojë Premier League për të katërtin vit radhazi, pavarësisht barazimit në tre ndeshjet e fundit.

“Ndjenja ime është se ne do të fitojmë kampionatin. Nëse luajmë në nivelin e Liverpul apo Totenhem do ta bëjmë sërish. Njerëzit nuk e besojnë pas tre barazime, por ne do ta bëjmë përsëri. Ne e dimë që nuk është e lehtë, asnjë ekip nuk e ka bërë ende, duke fituar 4 kampionate radhazi dhe kjo është arsyeja pse vështirësia ekziston”

Guardiola tha se ishte i shqetësuar për golat e pësuar, por shenjat janë të mira për të përsëritur suksesin e trefishtë të sezonit të kaluar.

“Unë po them se mesatarja e rasteve të pësimit është më e ulët përveç ndeshjes me Çelsin. Pjesa tjetër e ndeshjeve janë në të njëjtin nivel si sezonet e mëparshme kur fituam shumë tituj.”

Kampionët në fuqi të Europës dhe Anglisë gjenden në vendin e tretë, një pikë pas Liverpul dhe e distancuar ndjeshëm nga Arsenali kryesues.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article