Trepça vjen me reagim pas ngjarjeve të ndodhura në Superkupën e Kosovës

1 year ago 32
Reklamë

Trepça ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Klubi mitrovicas ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare ku ka shkruar se janë të përkushtuar për t’i luftuar dukuritë negative.

Njëherit Trepça i ka uruar edhe gjithë tifozëve për trofeun e fituar derisa i ka lutur që të distancohen nga individët që shkaktojnë probleme në sallat e sportit.

Njoftimi i plotë nga Trepça:

Reagim!

Klubi i basketbollit Trepça shpreh shqetësimin për disa episode jo të mira gjatë dhe pas finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, e zhvilluar të dielën në Suharekë.

Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi.

Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar.

Gjithë tifozët i urojmë për suksesin e arritur dhe në të njëjtën kohë i lusim për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit tonë. /Telegrafi/

Read Entire Article